E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Chelsea do të sigurojë vendin e katërt

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Fernando Torres, është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj QPR-së.

“Blutë” e Londrës në fundjavën që shkoi munden QPR prej 6:1, duke bërë një hap të madh në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli në këtë takim ishte lojtari me i mirë duke shënuar hetrik. “Kjo javë ka qenë e vështirë për ne. Kjo fitore është e rëndësishme për ne që synojmë vendin e katërt”, ka thënë Torres.

“Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, sidomos pas rezultatit të Newcastle”, tha ai.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit beson se skuadra e tij mund ta sigurojë vendin e katërt në tabelë në mënyrë që të siguroj pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›