Çelësi te mbrojtja

Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, beson se në ekipin e tij ka qendërmbrojtësit më të mirë jo vetëm në Premierligë, por në gjithë botën e futbollit. Ish trajneri i Milanit ka lavdëruar mbrojtjen e tij që ka pranuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Kemi mbrojtës të shkëlqyeshëm, Carvalho, Ivanoviç, Alex dhe Terry. Mendoj se Chelsea ka qendërmbrojtësit më të mirë në botë për momentin. Nuk dua të them se kemi mbrojtjen më të mirë, por kemi katër qendërmbrojtës kualitativë, të cilët nuk i kanë asnjë ekip tjetër. Ata të gjithë mund të luajnë në cilindo ekip në botë, tha Ancelotti të shtunën në prag të ndeshjes kundër Wolves.
Ai beson se Chelsea me mbrojtje të fortë mund ti fitojë tituj në fund të sezonit. Nëse dëshironi të fitoni një kupë ose kampionat, atëherë është me rëndësi të mos pranoni gola. Nëse nuk pranoni gol, gjëja më e keqe që mund të ndodhë është barazimi 0-0. Mendoj se këtu kam një shkallë të ngjashme të mbrojtjes sikur në Milan. Nesta dhe Maldini ishin të shkëlqyeshëm në të kaluarën, por tani jam i lumtur që kam mbrojtës të mirë në Chelsea, shtoi ai.
I pyetur rreth ndeshjes së debatueshme mes Francës dhe Irlandës në play-off për Kampionatin botëror 2010, ku Trekolorët barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit dhe fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1, por vetëm pas golit nga William Gallas në lojën shtesë, pasi sulmuesi Thierry Henry kishte luajtur me dorë gjatë atij aksioni, Ancelotti u shpreh: Jam i dëshpëruar nga kjo ndeshje dhe mënyra si përfundoi ajo për Irlandën dhe Trapattonin. Nuk është mirë për futbollin. Nuk di shumë rreth teknologjisë ose çka duhet të bëjë FIFA, por e di se kjo nuk bën të përsëritet.
Në prag të hapjes së afatit kalimtar të janarit spekulimet rreth blerjeve të reja në Stamford Bridge janë intensifikuar dhe Ancelotti ka komentuar njoftimet rreth interesimit për sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero. Nuk kemi biseduar rreth Agueros. Chelsea gjithmonë përcjell futbollistët më të mirë të rinj për të ardhmen, por jo vetëm Agueron. Më pëlqen, por nuk dua të lexoj diçka tjetër përveç titullit Më pëlqen Aguero, këtë dua ta lexoj, përfundoi ai.