Reali, ofertë të fundit për Ozil

Real Madridi ka lançuar një ofertë të dytë dhe përfundimtare për asin e Werder Bremenit, Mesut Ozil.
Sipas "Marca", ka mbetur vetëm që të arrihet marrëveshja me Werderin dhe për këtë arsye Los Blancos kanë ngritur ofertën e tyre për pesë milionë, në 14 milionë euro.
Sidoqoftë, Werderi po kërkon deri në 18 milionë euro, por rrezikon të mos fitojë asgjë, pasi lojtari sezonin e ardhshëm do të ishte transferim i lirë.
Real Madridi është i bindur se do ta finalizojë transferimin dhe zyrtarizimi pritet të bëhet sot, më së largu nesër.