E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Mund të luaj edhe pesë sezone


Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, mendon se ai është i aftë që të luajë në nivelin më të lartë edhe për pesë vite të tjera, pavarësisht faktit se ai është 32 vjeç .

"Unë jam më i mirë tani si 32 vjeçar se sa gjashtë vite më parë, kur erdha këtu. Unë po shënoj më shumë gola, jam më i qetë, më i relaksuar në fushë dhe kjo ndihmon shumë. Nëse vazhdoj të luaj në një ekip të tillë, mund të luaj ndoshta edhe për pesë vite tjera".

"Unë isha vetëm 25 vjeç kur fillova të luaja në nivelin më të lartë, kështu që ndjehem i ri. Unë e dua fushën, vrapimin. Unë nuk i numëroj vrapimet që i bëj. Ndoshta për një vit apo dy kjo do të ndryshojë", tha Drogba për "Daily Mail".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›