Milani mund të huazojë Ibrahimoviç
Sipas mediave spanjolle, Milani është i gatshëm që të luftojë me shpenzuesit e mëdhenj nga Premier Liga, për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç.
Sipas "Sport", Ibra ka shprehur dëshirën për të kaluar te Milani, edhe pse ka marrë një mega ofertë nga City që do ta bënte atë lojtarin më të paguar të të gjitha kohërave.
Barcelona nuk dëshiron të lejojë që Milani ta huazojë Ibran derisa Rossonerët të mos garantojnë pagat e suedezit, ndërsa Manchester City do të ishte në gjendje që të përmbushte edhe pagën e Ibrës, por edhe shumën e transferimit. Për suedezin atraktiv do ishte edhe bashkimi me Roberto Mancinin në Premier Ligë .