Bunker me municione në Skrapar, policia bllokon granata dhe fishekë
Autori i Lajmit: red.
Zbulohet arsenal armësh në një bunker në afërsi të Beratit. Policia e Çorovodës ka zbuluar ditën e djeshme një bunker të mbushur me municione të fshehura që pas vitit 1997. Plot 22 kuti me fishekë dhe dy arka me granata janë zbuluar në një bunker të fshatit Gjerbës, komuna Gjerbës e rrethit të Skraparit. Burimet nga policia pohojnë se ka qenë një telefonatë e një banori të zonës, mbërritur mesditën e djeshme në sallën operative, që ka vënë në dijeni policinë rreth bunkerit të mbushur me municione. Më pas dhjetëraa forca policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është bërë indentifikimi i sasisë së municioneve që ndodheshin të fshehura brenda tij. Të njëjtat burime pohojnë se janë zbuluar 2 arka me granata ofensive, 11 arka me nga 22 kuti me fishekë model 56. Sasia e municioneve të bllokuara brenda bunkerit mësohet se ka qenë e paketuar shumë mirë dhe e sistemuar në brendësi të bunkerit, i cili ndodhej në një zonë të pabanuar. Nga hetimet e para të policisë mësohet se sasia e municioneve është strehuar në bunker pasi është vjedhur nga depot e ushtrisë dhe nuk është lëvizur më prej andej. Uniformat blu kanë bërë menjëherë bllokimin e sasisë së municioneve të gjetura, të cilat janë në ruajtje pranë komisariatit të policisë Skrapar, në pritje për t u magazinuar pranë Drejtorisë së Policisë Berat. Kjo është sasia e dytë e municioneve të bllokuara ditët e fundit, pas rastit të bllokimit të një sasie të konsiderueshme në lagjen periferike “Uznovë” në dalje të qytetit të Beratit.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008