Elvis Sina bashkohet me Vllazninë
Autori i Lajmit: red.
Elvis Sina vishet kuqeblu. Ish-mbrojtësi i Tiranës është blerja e dytë sezonale e Vllaznisë, pas lezhjanit Dritan Smajli. Sina, i cili ka luajtur më parë edhe me Elbasanin, u përjashtua nga bardheblutë pas finales së Kupës së Shqipërisë, të humbur pikërisht me Vllazninë. Vllaznia, pas konfirmimit të trajnerit Agim Canaj, hyn kështu fuqishëm në merkato, ku janë projektuar edhe disa blerje të tjera, pas mbërritjes së presidentit Valter Fushaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vllaznia do të luajë në Kupën UEFA.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008