E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, 6 vende më poshtë në renditjen e FIFA-s

Autori i Lajmit: red.
Humbja me Poloninë i kushtoi Shqipërisë gjashtë vende më poshtë në renditjen botërore të FIFA-s, të publikuar vetëm tri ditë para fillimit të Kampionatit Evropian. Për muajin qershor 2008, përfaqësuesja jonë renditet në vendin 82, me 375 pikë (46 pikë më pak së në muajin maj) duke pasur para Omanin (81) dhe Katarin (83). Në renditjen specifike të UEFA-s, formacioni i holandezit Ari Han ndodhet në vendin e 41-të (po – 6 vende). Sipër nesh ndodhet Gjeorgjia (40) dhe pas nesh, Islanda (42). Muaji qershor regjistron edhe renditjen më të keqe në vitin 2008. Në janar kemi qenë në vendin e 80-të, në shkurt (73), në mars (74), në prill (76) dhe në maj në vendin e 76-të. Nga kundërshtarët tanë në eliminatoret e Botërorit 2010, Portugalia ndodhet në vendin e 11-të në botë dhe të 9-in në Evropë. Suedia: e 30-ta në FIFA, e 19-ta UEFA; Danimarka (33, 22); Hungaria (52, 29) dhe Malta (134, 48). Koka e serisë botërore është Argjentina, ndërsa në podium janë dhe Brazili ( i dyti) e Italia (e treta). Përfaqësuesja italiane vazhdon të jetë skuadra më e mirë në kontinent, duke e ndarë podin me Spanjën (e dyta) dhe Gjermaninë (e treta).
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›