Shqiptarët, 200 mijë armë në shtëpi
Autori i Lajmit: red.
Rreth 200 mijë armë zjarri pa leje ndodhen në duart e civilëve. Numri i konsiderueshëm i armëve të poseduara nga njerëzit është bërë në shumë raste precendent për krime në shoqëri. Armët e zjarrit kanë shënuar një numër të konsiderueshëm viktimash ku më të përhapura kanë qenë krimet në familje. Ndërsa viktima në këto krime janë regjistuar, në më shumë se 70 për qind të rasteve, femrat. Dhuna në familje dhe përdorimi i armëve në këto raste ka shënuar shifra rekord në vendin tonë. Dënimi nga gjobë deri në shtatë vjet që parashikon legjislacioni shqiptar për personat që mbajnë armë pa leje duket se nuk shërben si motiv për dorëzimin e tyre. Statistikat janë regjistuar në një studim të UNDP-së në Shqipëri, pas një studimi të UNDP-në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Armët e zjarrit
Në vendin tonë janë regjistuar 200 mijë armë pa leje, të cilat janë në duart e civilëve. Shifra paqyron numrin e armëve që ndodheshin në duart e popullsisë civile vetëm gjatë vitit të shkuar. Por kjo shifër mbetet relative dhe me tendencë në rritje. Situata është pasqyruar në një studim të organizatës UNDP, e cila ka kryer një studim në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sipas statistikave, të paktën një në çdo dhjetë banorë në vendin tonë është i armatosur. Por problemi më shqetësuaes për organizatën studiuese mbetet krimi në familje, i cili mbetet i favorizuar nga posedimi i një arme zjarri. Në statistikat e organizatës publikohen shifra alarmante të armëve në duart e popullsisë civile jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet që janë bërë objekt i këtij studimi.
Armëmbajtja
Vepra penale e parashikuar nga neni 278|2 në Kodin e Procedurës Penale parashikon dënimin nga gjobë deri në deri në shtatë vjet burg. Sipas legjislacionit, mësohet se personat që posedojnë armë zjarri pa leje ndiqen penalisht. Ndërkohë që vetëm gjatë këtij viti në Gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar rreth 60 dosje që kanë pasur të njëjtin objekt gjykimi, atë të armëmbajtes pa leje. Po sipas statistikave, mësohet se rastet e posedimit të armëve pa leje zbardhen vetëm në rastet kur ato janë përdorur. Armët janë sekuestruar dhe më pas është proceduar me poseduesin kur me to është kryer një vepër penale, nga vrasjet me dashje dhe paramendim deri te plagosjet e lehta pa dashje.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008