E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 62-vjeçares, akuzohet për prodhim hashashi

Autori i Lajmit: red.
Një 62-vjeçare nga Vlora është shtuar dy ditë më parë në dhomat e spitalit ku ruhet nga policia, pasi dyshohej për prodhim droge. Lutfie Ymeri nga fshati Gërnes i Vlorës ka lënë dje qelitë e burgut për t u kuruar në spital, katër ditë pasi është arrestuar nga policia. 62-vjeçarja është dënuar në vitin 2006 me dy vjet burgim, në mungesë, sepse policia kishte gjetur në oborrin e shtëpisë së saj disa rrënjë hashash. Burimet nga policia bëjnë të ditur se 62-vjeçarja Ymeri, u shpall në kërkim nga policia, e cila e arrestoi vetëm 4 ditë më parë në shtëpinë e saj në fshat, nga e cila gruaja e moshuar s ishte larguar asnjëherë. Pas arrestimit, 62-vjeçarja shfaqi probleme shëndetësore me zemrën dhe nga burgu u dërgua në spital për kurim. Në shumicën e rasteve ndodh që policia arreston të moshuar me akuzën e mbjelljes së drogës, për shkak se autorët e vërtetë të kultivimit që mund të jenë të afërmit e tyre, i shmangen ligjit. Por të afërmit e 62-vjeçares kanë qëndruar në spitalin e Vlorës duke u përpjekur që të justifikonin gruan e moshuar. Burimet pohojnë se 62-vjeçarja do të qëndrojë në qeli për dy vjet në zbatim të vendimit të formës së prerë të togave të zeza.

Ky lajm është publikuar: 05/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›