Bankina e Çelsit, radha e Spaletit
Autori i Lajmit: red.
Lista e emrave për bankinën e Çelsit u pasurua edhe me Luçiano Spaletin, pas refuzimit të Karlo Ançelotit. Tabloidët britanikë përveç ish-teknikut të Interit, Roberto Mançini dhe trajnerit të Fiorentinës, Çezare Prandeli, shtuan edhe atë Romës, Luçiano Spaletit. Përveç pistës italiane, bosi i Çelsit, Roman Abramoviç, ka të hapura edhe ato të holandezit Frenk Rajkard (i pushuar nga Barcelona), brazilianit Luis Felipe Skolari (përfundon kontratën me Portugalinë) si dhe danezin Majkëll Laudrup, i cili drejtoi Getafen sezonin e kaluar.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008