Buqeta metrëndafila ylber

LONDER- Je në dilemë se në cfarë ngjyre do të jenë trëndafilat që do ti dërgosh të dashurës tëndë? Nuk di nëse buqeta do të ishte më e bukur me trëndafila të kuq, për ti treguar pasionin, romancën; me trëndafila të verdhë për miqësinë e ngushtë, apo rozë në shenjë falenderimi që ekziston?!
Nëse je konfuz apo do vërtet ta mahnisësh atëherë dërgo trëndilat shumëngjyrësh, të njohura dhe si trëndafilat e ylberit apo trëndafilat e lumtur.
Janë të mrekullueshëm dhe nuk janë artificialë. Ato nisin rritjen si trëndafila rozë dhe më pas falë kimikateve që hidhen në ujë, petalet e tyre ndryshojnë ngjyrë. Daily Mail shkruan se ky proces zhvillohet brenda 12- 24 orësh, por nuk dinë sesi petalet ndryshojnë ngjyrën. Ky mbetet sekreti i krijuesit të tyre, holandezit Peter van de Ëerken. Trëndafilat mund ta ruajnë aromën sa një trëndafil normal, ndërsa petalja e tyre mund të vyshket më shpejt.
Më shumë se një milion trëndafila të tillë janë shitur në Itali, Japoni dhe Suedi. Ndërsa britanikët mund ti porosinin ato vetëm online. Vërtet që kushtojnë shumë një trëndafil kushton 24.49 sterlina, por gjithsesi themi se ia vlen.
(s.g/Dailymail/BalkanWeb)