E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cerrikutgardisti i marrë pengrrëfen orët e tmerrit

TIRANë- Ish gardisti Luan Prenga që u mbajt peng për mbi dhjetë orë nga grupet e armatosura pas masakrës së Cerrikut në 1997 ka rrëfyer sot para gjyqtarëve të krimeve të rënda orët e tmerrit. Prenga dëshmoi sot për mbi dy orë para gjykatës ku rrëfeu gjithë masakrën e 23 majit.

Prenga tha se kishte marrë urdhër të hynte në Cerrik në 22 maj dhe në orët e para të 23 majit sapo hynë në qytet u goditën nga të gjitha anët nga grupe të armatosura. Më pas Prenga rrëfen se si u mbajt peng në një shtëpi nga Luan Xhepexhiu një nga të akuzuarit e kësaj masakre.

Prenga thotë që u gjend mes presioneve dhe kërcënimeve gjatë gjithë orëve të pengmarrjes. Në masakrën e Cerrikut mbetën të vrarë 6 gardistë si dhe 16 persona të tjerë mes të cilëve shumë policë. Në këtë proces gjyqësor në cilësinë e të pandehurit janë ulur 9 persona.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›