E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, pranga doganierit për korrupsion

Policia e Korçës ka arrestuar një doganier me akuzën e korrupsionit ndërsa po heton edhe tre punonjës të një kompanie që kishin hyrë në marrëdhënie korruptive me zyrtarin e doganës.
Mësohet se Artur Kreka, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë tentuan të kalonin 800 kg fruta kontrabandë. Ngarkesa do të kalonte nga dogana e Kapshticës, ndërsa personat e arrestuar do të kishin përfitimet e tyre për këtë kalim të pakontrolluar.

Mësohet se doganieri Kreka ka bashkëpunuar me administratorin e firmës 'Vasport Import-Eksport' Aurel Cyfeku për të kaluar ngarkesën me fruta, edhe ky person i arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›