E Diel, 1 Nëntor 2026

Prek tensionin e lartë, vdes babai i 7 fëmijëve

Tiranë

Babai i shtatë fëmijëve ka mbetur i vdekur, duke punuar me makinën e tij të tonazhit të lartë. Teksa ka qenë duke shkarkuar, rimorkio ka rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme 49-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Lundër të Tiranës, ndërkohë që policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave, policia është njoftuar nga personat e tjerë, të pranishëm në vendin e ngjarjes, të cilët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë drejtuesit të mjetit të tonazhit të lartë. Sipas policisë, ai po përdorte rimorkion e tij automatike, por gjatë shkarkimit, ajo ka takuar në linjën e tensionit të lartë, që ka shkarkuar mbi makinë. Pavarësisht se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur kontakt me mjetin, ai ka qenë shumë pranë, duke mbetur i vdekur. Policia tha se pas kryerjes së veprimeve procedurale, trupi i tij u dërgua në morg dhe më pas iu dorëzua familjarëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›