E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 3 shqiptar në pranga për drogë

Policia italiane ka vënë në pranga tre trafikantë shqiptarë droge në qytetin e Barit, në Itali, pasi konsiderohen krerët e një rrjeti të gjerë narkotrafiku. Sipas burimeve të policisë italiane shqiptarët janë kapur me 51 kg drogë të llojit kokainë. Droga e futur ilegalisht në Itali vinte nga Shqipëria. Mësohet se operacioni i policisë italiane ka vazhduar më tej, duke bllokuar 2 laboratorë droge, në Romë e Milano, të përdorur nga trafikantët shqiptarë. Sipas të njëjtave burime, gjatë operacionit të policisë, i shtrirë edhe në qytetet e Milanos dhe Romës, u arrestuan 24 persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›