Burdisso: Roma nuk do vuajë largimet
Mbrojtësi i Romës, Nicolas Burdisso, ka thënë se klubi nuk do të vuajë largimin e Mirko Vucinic (Juventus) dhe Jeremy Menez.
“Padyshim që këto janë largime të rëndësishme, por tash nuk është koha për t`u penduar. Këto vendime duhet të respektohen. Ndoshta ata nuk kanë qenë në gjendje ta tregojnë veten, por unë dua t`ua uroj gjitha të mirat”, ka thënë ai.
Po ashtu, Burdisso ka deklaruar se lojtarë të mirë janë larguar nga klubi, por ata që kanë ardhur, kanë vullnetin për të treguar cilësinë e tyre.