E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadri fiton vetëbesim

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 12:01

Bashkim Kadri po vazhdon të shkëlqejë në futbollin danez. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol në barazimin e ekipit të tij OB Odense 2:2 me AGF Aarhus, por ai pati paraqitje spektakolare të shtunën mbrëma. 20 vjeçari thotë se e ka fituar vetëbesimin dhe po luan pa presion.

“Është e vërtetë se gjërat po shkojnë mjaft mirë për mua personalisht. Gjithçka është në rregull, nuk e di pse, por kjo ka pak rëndësi. Ndoshta kjo lidhet me Evropianin U-21, i cili ma dha një shkallë të caktuar të besimit. Kam fituar shumë vetëbesim tashmë”, deklaroi Kadri për ueb faqen daneze ekstrabladet.dk.

OB Odense po udhëhiqte 2:0 të shtunën me golat e Kadri dhe Andreasen, por vendësit u rikthyen në lojë në pjesën e dytë, për ta barazuar rezultatin falë golave të Berg e Larsen.

“Kam ndjenja të përziera. Ne e patëm lojën në dorë, por u dhamë atyre hapësirë të madhe, kështu që e paguam këtë. Në ndeshjet tjera duhet të jemi më të kujdesshëm”, theksoi Kadri.

Pas tri xhirosh të zhvilluara në kampionatin danez, OB Odense gjendet në pozitën e tretë, me 5 pikë të grumbulluara, duke shënuar një fitore dhe dy barazime. Sfida e radhës për Kadrin dhe shokët e tij është ajo e së dielës kundër Brondbyt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›