Burg pa afat për 2 protestuesit e Zharrës

Fshati Zharez
Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg pa afat, dy protestuesit e fshatit Zharrës .
Sipas policia të dy shtetasit, Kastriot Beluli, 45 vjeç, dhe Gentjan Asllani, 38 vjeç , janë futur në mënyrë të paligjshme më 18 qershor rreth orës 04.00, në vendin e quajtur Depot e Firmës Bankers në fshatin Zharrës, në vatrën e pusit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hapur depot e naftës të kësaj firme ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Rroskovec së bashku me persona të tjerë. Policia gjithashtu filloi dje procedimi penal në gjendje të lirë për 12 persona, banorë të Zharrës.
Burime të policisë bëjnë me dije se ndaj, Kastriot Belulit dhe Gentjan Asllanit rëndon akuza për veprat penale të shkatërrimit të pronës me mjete të tjera dhe organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të pa ligjshme.
Prej disa ditësh banorët e fshatit Zharrës në Fier kanë zhvilluar protesta, kundër shpërthimeve nëntokësore që kompania e naftës kanadeze Bankers kryen në këtë zonë. Sipas banorëve, shpërthimet nëntokësore për naftë nga kjo kompani po dëmtojnë banesat e fshatit. Për protestën e djeshme 2 banore përfunduan në pranga, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë 12 persona. /E.L/