E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, Zejmeni 12 ditë pa energji

Lezhë – 158 familjet e Zejmeni kanë hyrë në ditën e 12-të tw errësirës së plotë për shkak të mos furnizimit me energji elektrike. Ndonëse ky shqetësim është ngritur ditë më parë nga banorët, asgjë nuk është bërë për të rikthyer energjinë në fshatin Zejmen, ku është djegur transformatori.

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Pal Dajçi, është shprehur se CEZ është përgjegjës për atë çfarë po ndodh, ku ndër të tjera është paralizuar prej 12 ditësh puna e Komunës si dhe familjet nuk furnizohen me energji, ndërkohë që edhe biznesi është dëmtuar nga mungesa e energjisë. Dajçi i ka bërë apel CEZ-it që të riparojë transformatorin në kabinën e Zejmenit dhe tu rikthejë energjinë konsumatorëve.

Mungesa e energjisë vazhdon të shkaktojë problem të shumta sociale por edhe ekonomike në fshatin Zejmen, i cili po prej 12 ditësh si rezultat i mungesës së energjisë nuk furnizohet as me ujë të pijshëm. /L.K/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›