E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Kule "mberthen" Pollon

Luljeta Ndoka

Rektori i Universitetit te Tiranes ka dhene dje alarmin se, ndonese ligji i Arsimit te Larte ka me se nje vit qe eshte miratuar, universitetet vazhdojne te jene te bllokuara nga Ministria e Arsimit. "Nuk po gjejme gjuhen e perbashket. Deri tani kemi marre vetem pagat mujore, ndersa nuk kemi mundur te kryejme asnje veprim tjeter, per shkak te bllokimit financiar nga ana e MASH", ka deklaruar Kule. Akuzat ne drejtim te dikasterit te Arsimit jane bere gjate forumit me teme "Sfida per nxitjen e politikave dhe praktikave te arsimit te sigurimit te cilesise se arsimit te larte", te zhvilluar dje. Rektori i UT-se, Dhori Kule, eshte shprehur se komandimi i centralizuar i universiteteve publike, duhet te eliminohet dhe shkollat e larta te shkojne drejt lirise se vendimmarrjes. Sipas tij, nuk ka asnje pjese ku leviz lirshem, pasi i ka bllokuar Ministria e Arsimit me nje shiringe paralizuese, dhe universitetet kane ngecur. Rektori i universitetit te Tiranes ka permendur edhe bllokimin e master-ave dhe gjithckaje tjeter per shkak te tuteles qe po ushtron Ministria e Arsimit dhe e Shkences. "Qe pas zgjedhjeve te autoriteteve te reja drejtuese, shkollat e larta publike po ndeshen me nje situate bllokuese te pakuptimte", tha rektori Kule, duke deklaruar se eshte bllokuar jo vetem buxheti, por cdo veprim tjeter. Ne forumin e djeshem ka marre pjese edhe prof. dr. Jan De Groof, i ngarkuar i UNESCO-s per te drejten ne arsim si dhe president i Shoqates Evropiane per legjislacionin dhe politikat arsimore. Sipas tij, Shqiperia eshte njera nder anetaret e Kartes se Bolonjes, e cila parashikon rregulla mjaft te qarta, por nese i referohemi ligjit te arsimit te larte qe ka Shqiperia, keto rregulla nuk respektohen. "Ministrit te Arsimit nuk i takon te merret me cdo detaj, si oret mesimore, numrin e stafit pedagogjik, apo edhe kriteret per t'u bere docent. Me nje gje te tille duhet te merren universitetet", eshte shprehur prof. dr. Jan De Groof.

11 Eshte numri i institucioneve te Arsimit te Larte ne vendin tone. Deri tani, 9 jane universitete, dhe dy funksionojne si Akademi. Behet fjale per Akademine e Arteve dhe ate te Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi".

10 Janar, dita kur jane bere zgjedhjet e autoriteteve drejtuese ne universitete. Sipas Kules, qe ne ate moment kur jane zgjedhur drejtuesit, komunikimi mes MASH dhe te zgjedhurve nuk ekziston, edhe pse kane kaluar 5 muaj.

5 Universitete organizuan forumin e djeshem mbi politikat e Arsimit. Behet fjale per Universitetit e Tiranes, Elbasanit, Durresit, te Antverpenit ne Belgjike dhe Universitetin e Tilburgut ne Holande

Perfaqesuesi i UNESCO: Nuk keni autonomi

Gjithashtu, sipas te ngarkuarit te UNESCO-s per Arsimin, ne universitetet shqiptare nuk ka autonomi, sepse pak a shume MASH dhe strukturat e saj ne varesi, i kontrollojne universitetet. Si ka sugjeruar qe ministria te merret me cilesine e diplomave. Sipas tij, te gjithe treguesit e deritanishem jane qe autonomia eshte ne rrezik, ndaj duhen bere menjehere disa amendamente per ligjin e arsimit te larte. Ndersa per sa u perket universiteteve private ai eshte shprehur se licenca qe jep qeveria nuk duhet te jete i vetmi kriter per hapjen e tyre, sepse ne kete menyre nuk mund te arrihet sjellja e standardeve.

Xhaferr Dobrusha: Mesuesit e dalluar nuk motivohen

Drejtoret e shkollave "vjedhin" fondin per shperblimin e mesuesve

Kryetari i Sindikates se Arsimtareve, Xhaferr Dobrusha, ka leshuar akuza ne drejtim te drejtoreve te shkollave dhe krereve te Drejtorive Arsimore ne vend, per vjedhje. Sipas tij, vetem nje pjese e fondit te percaktuar per Arsimin shkon per shperblimin e arsimtareve ne fundvit, ndersa pjesa tjeter, e parashikuar per shperblimin e mesuesve te shkelqyer, nuk perfitohet nga mesuesit. Sipas kryetarit te Sindikates se Arsimtareve, Xhaferr Dobrusha, kete fond Ministria e Arsimit e ka rezervuar per shperblimin prej 10 mije lekesh te reja ne fund te vitit dhe pjesa tjeter, ose 2/3 e ketij fondi duhet te shkoje per motivimin e mesuesve me te dalluar. Por, sipas tij, duke qene se nuk jane vendosur kriteret mbi bazen e te cileve do te perzgjidhen mesuesit e dalluar, ne menyre qe te perfitojne edhe kete fond, atehere drejtuesit e shkollave vendosin vete se kujt t'ia japin shperblimin. Keshtu, duke perfituar nga subjektivizmi i udhezimit qe flet per shperblime, drejtoret e shkollave ia atribuojne vetes shperblimin. Ketu nuk behet fjale per nje shume te vogel, por per nje fond rreth 1 milion leke, ose 5 per qind e pages se te gjithe arsimtareve. Sipas Dobrushes, duhen marre masa per keta drejtore te Drejtorive Arsimore Rajonale, ne menyre qe ky fenomen te marre fund dhe fondi i parashikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences te shkoje ne destinacion. Megjithate, nje gje e tille nuk mund te behet pa u bere inspektime te hollesishme dhe pa u nxjerre kritere te sakta per mesuesit qe duhet te perfitojne nga shperblimi per performance te mire pune.

Te dhenat, sipas Dobrushes:

1 milion leke eshte fondi i parashikuar per shperblime te mesuesve

1/3 e fondit, shkon per shperblime te fundvitit, nga 10 mije leke per secilin

2/3 e fondit shperndahet padrejtesisht nga kreret e DAR-eve, ose e marrin vete

36 mije eshte afersisht numri i arsimtareve ne te gjithe vendin

Rritja e pagave, sindikata indiferente

Sindikata e Arsimtareve eshte per momentin indiferente ndaj lajmit qe qarkullon mbi rritjen e pagave te mesuesve ne masen 15 per qind. "Neve ende nuk jemi njohur zyrtarisht me nje vendim te tille, sepse normalisht ende nuk eshte marre, por do te kemi reagim vetem pasi te miratohet", thote kryetari i Sindikates se Arsimtareve, Xhafer Dobrusha. Megjithate, burime te pakonfirmuara thone se rritja e pages ne kete mase nuk i ben entuziaste drejtuesit e sindikates, per shkak se cmimet e ushqimeve dhe te sherbimeve jane rritur se tepermi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›