E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pensionet e falsifikuara, dy nen hetim

TIRANE - Nisin hetimet dhe ndaj dy te moshuarve, pasi dyshohet se kane perfituar pension te padrejte, duke falsifikuar dokumente. Prokuroria e Tiranes ka nisur dje hetimet ndaj dy personave, te cilet dyshohen se kane perfituar pension pleqerie ne menyre te paligjshme. Burime zyrtare nga kjo prokurori bene te ditur, se nen hetim jane marre Selim Hysalia, 57 vjec dhe Adem Dervishi, 50 vjec, banues ne Tirane. Materialet denoncuese ne ngarkim te tyre jane referuar ne prokurori nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore ne Tirane, e cila pretendon se keta persona permes mashtrimit kane perfituar pension te parakohshem. Sipas ketyre burimeve, gjate ketij viti prokuroria e Tiranes ka regjistruar me dhjetera procedime penale ne ngarkim te personave qe mendohet se kane perfituar ne menyre te kunderligjshme pension pleqerie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›