E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 27-vjecarit, plagosi me kallash te riun

TROPOJE - Prangoset autori i plagosjes se ndodhur pak dite me pare ne fshatin Cernice ne Tropoje. Nje 27-vjecar, nga Tropoja, u ndalua mengjesin e djeshem nga policia, pasi plagosi pak dite me pare me arme zjarri nje 20-vjecar, pas nje grindjeje per motive te dobeta. Burime zyrtare te policise lokale te Tropojes, thane, se "Sajmir Prela, nga fshati Pac, i rrethit te Tropojes, u ndalua mengjesin djeshem, pasi ishte shpallur ne kerkim per plagosjen dy dite me pare me arme zjarri (automatik tip "Kallashnikov"), te Ndricim Ndrepepas, 20 vjec, ne fshatin Cernice. Sipas policise, ne momentin e ndalimit, 27-vjecari nuk ka kundershtuar forcat e policise, ndersa nuk i eshte gjetur arma e krimit, te cilen mendohet ta kete fshehur pas kryerjes se krimit. Ngjarja e rende ndodhi tri dite me pare, ne afersi te fshatit Cernice, rreth 4 kilometra larg qytetit te Bajram Currit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›