E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB dhe bashkia e Tiranes, projekt per punesimin e te rinjve

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Banken Boterore, do te mundesojne punesimin e angazhimin e te rinjve ne qytetet Durres dhe Tirane. Pas nje marreveshjeje te firmosur dje mes Bankes Boterore dhe bashkise se Tiranes, me nje fond prej 1.2 milione dollaresh te Fondit Social Japonez do te behet i mundur fuqizimi i te rinjve permes zhvillimit te komunitetit ne Shqiperi. Ky grant do te mbeshtese nje program pilot ne Tirane dhe ne Durres, qe synon te rrise perfshirjen e rinise se qytetit ne zhvillimin e komunitetit dhe pjesemarrjen qytetare, si dhe te zgjeroje mundesite e tyre per trajnim, sipermarrje dhe punesim. Ky projekt synon qe te ndihmoje te rinjte te perfitojne aftesi, pra qe nga arsimi i mesem te kalojne ne tregun e punes. Po keshtu nje tjeter pikesynim eshte edhe angazhimi i te rinjve ne punet e komunitetit ku ata jetojne. "Te rinjte e Shqiperise kane nje rol shume te rendesishem. Ne kemi besim se ky grant do te ndihmoje ne gjetjen e mekanizmave te reja per te nxitur interesin e tyre ne angazhimin qytetar, politiken publike dhe sipermarrjen" eshte shprehur Camille Nuamah, Perfaqesuese e Perhershme e Bankes Boterore ne Shqiperi. Sipas saj, ky projekt do t'u jape te rinjve mundesine e punesimit permes granteve qe mbeshtesin aktivitetet sipermarrese te te rinjve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›