E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Burg pa afat” për gruan që vrau burrin



Gjykata

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë për 32-vjeçaren që vrau të shoqin pak ditë më parë në kryeqytet. Gjykatësja e çështjes, Elona Gjoka, përcaktoi masën e sigurisë “burg pa afat” për Vitore Suçin. Ndërkohë, nga ana tjetër e akuzuara ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk donte të vriste bashkëshortin e saj, po thjesht donte që të mbrohej prej tij. Viktima Marash Doda, i cili u qëllua për vdekje nga gruaja e tij me thikë para tre ditësh njihej në lagjen e tij si njeri që konsumonte shumë alkool dhe që ushtronte dhunë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe nëna e Dodës. Sipas saj këto kanë qenë arsyet e ndarjes së të birit me gruan e parë. “Ai pinte dhe ushtronte dhunë mbi nusen e fëmijët deri kur ajo mori fëmijët e iku dhe e la”, - shtoi nëna e viktimës. Por fatkeqësisht asnjë nga këto dheshmi nuk ka ndihmuar Vitoren të dalë nga qelia, ajo do të qëndroj në burg për të pritur nisjen e procesit gjyqësor nën akuzën “vrasje në rrethana vetëmbrojtjeje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›