Goditet rrjeti i heroinës në Tiranë e Vlorë, 7 të arrestuar
Dy kilogramë heroinë dhe 7 persona janë arrestuar mbrëmë në një operacion të antidrogës të zhvilluar në Tiranë dhe Vlorë. Burime zyrtare nga policia thanë se droga ishte kapur pranë stadiumit Qemal Stafa në kryeqytet dhe në afërsi të shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë, në dy operacione të sinkronizuara dhe të vëna në jetë ndërsa grupet po shkëmbenin drogën me paratë.
Burime nga policia thanë se në kryeqytet ishin arrestuar Mehmet Belbaj 45 vjeç, Elvis Arifaj 24 vjeç dhe Martin Vocaj 24 vjeç të akuzuar si personat që kishin në zotërim drogën, ndërsa ende nuk dihen emrat e të arrestuarve në Vlorë edhe këta të dyshuar për trafikim lëndësh narkotike. Burimet thanë se policia ishte ende duke hetuar linjën e trafikut dhe në kërkim të furnizuesve më drogë të dy grupeve.
Operacioni i parë është kryer në Vlorë ku është sekuestruar 1 kilogram heroinë dhe janë arrestuar katër persona. Operacioni është realizuar pranë shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë teksa katër të arrestuarit ishin duke shitur lëndën narkotike. Ndërkohë operacioni i dytë i pasdites së djeshme është realizuar në Tiranë ka sekuestruar një tjetër sasi prej 1 kilogram heroinë dhe janë arrestuar tre persona të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga forcat e policisë që kanë deklaruar se ende vazhdojnë hetimet për trafikun e lëndës narkotike.
Efektivat e antidrogës së Vlorës thanë se arrestimi kishte ardhur pas hetimeve disa mujore. Në momentin e arrestimit të katër personat janë kapur duke trafikuar 1 kilogram heroinë. Pas kësaj policia ka nisur të kryejë kontrolle nëpër automjete dhe banesa. Aktualisht ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve, por policia pohoi se do të ketë të tjera arrestime nën akuzën e trafikut të drogës.
Ndërkaq një tjetër operacion antidrogë i realizuar pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë ka sekuestruar një tjetër sasi droge. 1 kilogram heroinë u kapën në një automjet bashkë me tre persona të cilët dyshohet si shoqërues dhe zotërues të drogës. Të arrestuarit mund të jenë të parët e një rrejti trafiku droge, gjithashtu i vënë prej kohësh në hetim nga policia e kryeqytetit.