Dy ditë i dalë nga burgu, vetëvaret në qeli 63-vjeçari
Kishte vetëm dy ditë që kishte fituar lirinë pas dënimit me 16 muaj burg për kanosje me armë, por duket se nuk e ka pritur mirë dhe një shoqërim tjetër në komisariat pas denoncimit të fqinjëve të tij. Gegë Gjoka, 63 vjeç nga fshati Barbullojë i Lezhës, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e shoqërimit të komisariatit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pas orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, kur ende pa u shuar mirë jehona e rastit të ngjashëm të Enver Mehmetallit në Korçë, Gjoka ka shfrytëzuar rastin kur në qeli nuk ndodhej njeri dhe i ka dhënë fund jetës. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga zëdhënësja e policisë së këtij qyteti, Liona Nika, sipas së cilës, menjëherë pas ngjarjes, në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i hetimit me ekspertë, i kryesuar nga organi i Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Lezhë. Sipas saj, për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij rasti hetimet po kryhen nga prokuroria në bashkëpunim dhe me strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Policisë së Lezhës.
Rreth ngjarjes në fjalë, burimet zyrtare të policisë së Lezhës pohuan se ka qenë ora 01:20,e mëngjesit të djeshëm, kur nga një telefonatë e bërë tek salla operative e policisë njoftohej nga familjarët se Gegë Gjoka po kanoste me armë pjesëtarë të familjes tij. Menjëherë, strukturat e policisë të komisariatit së këtij qyteti janë angazhuar për të parandaluar këtë ngjarje. Zëdhënësja e policisë, Nika, tha se gjatë operacionit të kryer është bërë i mundur shoqërimi në ambientet e komisariatit, të 63-vjeçarit Gjoka, lindur në fshatin Tresh dhe banues në Barbullojë të Lezhës, si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së krimit e cila ishte një armë zjarrit, tip pushkë, model 56, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.
Pas shoqërimit në ambientet e komisariatit, Gegë Gjoka i është nënshtruar të gjitha procedurave ligjore që kryhen ndaj personave të shoqëruar në organin e policisë. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare të policisë, rreth orës 02:25, Gjoka është gjetur i vetëvarur në dhomat e shoqërimit të komisariatit të policisë së Lezhës.
Vetëm dy ditë më parë, rreth orës 15:30, 63-vjeçari Gjoka është liruar nga burgu Shënkoll, ku vuante dënimin me 16 muaj heqje lirie, për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje” dhe të “kanosjes ndaj familjarëve të tij”. Gjithashtu, në vitin 1997, viktima ka qenë i dënuar me 10 vjet, për veprën penale të vrasjes, pasi ka vrarë me armë zjarri nipin e tij. Gegë Gjoka ishte i martuar dhe me 7 fëmijë, 4 djem dhe 3 vajza.
Rastet
Vdekja e Mynyr Muçës dhe e bashkëshortes
Organizimi i detajuar i vrasjes së bashkëshortes, Thëllëza Muça, dhe më pas vetëvrasja nga i dënuari Mynyr Muça më 29 korrik, ka vënë në pikëpyetje sigurinë e të burgosurve në qelitë ku vuajnë dënimin. Për këtë arsye, menjëherë pas rastit në fjalë, një përfaqësi e Avokatit të Popullit ka shkuar në burgun e Peqinit për të marrë kontakt me drejtuesit e këtij institucioni lidhur me kushtet e sigurinë e të burgosurve. Shkak është bërë ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku 33-vjeçari Mynyr Muça, i dënuar me 22 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë në dëm të punonjësve të policisë, vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten. Për këtë arsye, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë pasur synim verifikimin e kushteve të sigurisë në dhomat ku vuajnë dënimin një pjesë e madhe e të burgosurve për vepra të rënda penale.
Vetëvarja e Enver Mehmetallit
Në orët e para të mëngjesit të datës 24 të këtij muaji, një i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë është vetëvarur. Enver Mehmetalli, 46 vjeç nga Korça, është gjendur i vetëvarur me një çarçaf nga gardianët. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoritetet e larta si dhe ekspertë të Drejtorisë së Policisë së Korçës, të cilët pas hetimeve të para, kanë dalë në përfundimin se Mehmetalli ka shfrytëzuar kohën kur shoku i tij i qelisë ka dalë për të kryer nevojat personale sipas orarit të përcaktuar dhe në këtë kohë me një çarçaf është vetëvarur në hekurat e dritares së qelisë. Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e ngjarjes, doli në përfundimin se vetëvrasja e të akuzuarit për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, Enver Mehmetalli, ka ardhur si shkak i gjendjes së tij të rënduar morale dhe psikike.