E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për ish-shefin e krimeve të Komisariatit Nr. 1

Kjo është masa e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Fatos Goxhaj, akuzohen për veprën penale të korrupsionit. 

Fatos Goxhaj u arrestua dy ditë më parë në Tirane,  pas një hetimi disa javor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Polici dhe prokurorisë. Goxhaj ishte regjistruar duke marrë një sasi prej 3500 eurosh në këmbim të lirimit të një të arrestuari për tentativë vrasjeje. Megjithëse kishte marrë paratë, ai nuk e kishte liruar, çka më pas qytetari ka denoncuar rastin në Prokurori.  Sipas hetimeve të Prokurorisë, ngjarja e cila futi në burg zyrtarin e lartë të Policisë e ka zanafillën më 18 dhjetor 2011.

Atë ditë, në sallën operative të Policisë së Tiranës është dhënë një njoftim për të shtëna me armë në zonën e mbuluar nga komisariati Nr.1 i Policisë, diku në afërsi të Liqenit Artificial. Shërbimet e Policisë kishin mbërritur aty dhe pas kontrollit në banesë kanë gjetur armën tip pistoletë dhe për pasojë kanë ndaluar shtetasin Ramzan A. Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa atje i është bërë e ditur nga shefi i Krimeve se do t’i shpëtonte arrestimit në rast se paguante një shumë të caktuar.  /Start/

                                                                                             2012-04-19 15:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›