E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, shkarkohen 5 punonjës policie për korrupsion

Hetimet dymujore të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, kanë zbuluar se forcat e policisë së këtij komisariati janë përfshirë në korrupsion, duke u marrë shtetasve nga Kosova para në këmbim të kalimit të tyre në kufi me viza false.

 Sipas policisë, janë shkarkuar nga detyra dy kontrollorë, dy përgjegjës turni si dhe shefi i kufirit të Rinasit, për të cilët janë dërguar edhe materialet hetimore në Prokurori, ndërsa dy kontrollorë të tjerë janë transferuar në një detyrë tjetër. Janë të paktën 11 raste të regjistruara nga korrupsioni që ushtronin këta punonjës policie, ku ndihmonin shtetasit nga Kosova që të kalonin drejt vendeve perëndimore. 

Burime të policisë thanë se janë përjashtuar 4 kontrollorët dhe përgjegjësit e turnit B.Lika, E.Ahmetaj, A.Shima, N.Lushi, si dhe ish-shefi i kufirit, M. Shira, i cili është aktualisht shef i rendit i komisariatit të policisë së Laçit. Më datën 27 shkurt Policia e Shtetit pezulloi nga puna në Rinas dhe 5 oficerë të tjerë për shpërdorim detyre. /Start/

                                                                                             2012-04-19 15:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›