E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat për monstrën që përdhunoi 4-vjeçarin



Peshkopi - Burg pa afat për 20-vjeçarin që akuzohet për abuzim seksual me një fëmijë 4-vjeçar, fqinj i tij. Vendimi është marrë dje nga Gjykata e rrethit të Dibrës pas arrestimit nga policia e Peshkopisë të 20-vjeçarit Ledio Halili. Ky i fundit, gjatë seancës së djeshme ka pranuar fajin, ndërkohë që në seancë nuk kanë qenë të pranishëm familjarët e të miturit, pasi ata ndodhen në QSUT, ku ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë psikologjike dhe fizike. Policia e Peshkopisë vuri në pranga një ditë më parë 20-vjeçarin nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur. Lajmi i abuzimit me fëmijën 4 vjeç ka shokuar jo vetëm familjarët që e gjetën fëmijën e tyre në gjendje të rëndë psikologjike dhe të gjakosur, por edhe policinë dhe prokurorët e Dibrës. Denoncimi mësohet të jetë bërë në polici nga prindërit e vogëlushit, të cilët mësohet gjithashtu se kanë nxituar ta dërgojnë urgjent të miturin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

28 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›