E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr pranë Komisariatit të Fushë-Krujës, digjet një makinë



Fushë-Krujë – Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të djeshëm jashtë mjediseve të Komisariatit të Policisë së Fushë-Krujës. Por sipas të dhënave, për fat të mirë, flakët u arritur të shuhen në kohë nga zjarrfikësit dhe nuk u shkaktuan dëme të tjera. Burimet treguan se zjarri është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike rënë në një shtyllë pranë, por nuk ka arritur të përhapet në rajonin e policisë, vetëm është mjaftuar me djegien e një makine që gjendej e parkuar jashtë tij. Ndërkaq bëhet e ditur se nga flakët janë dëmtuar edhe dy makina të tjera.

28 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›