E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, vetëvritet me plumb ish-kreu i PD-së së Vlorës



Vlorë - I ka dhënë fund vetes me një plumb në gjoks një prej themeluesve të Partisë Demokratike në Vlorë. Policia dyshon se ish-kreu i demokratëve të qytetit bregdetar në vitet 2003-2004 mund ta ketë kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit. Ish-Kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës, Shpëtim Xhyheri është vetëvrarë në kushtet e depresionit të rëndë psikologjik. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në lagjen “15 Tetori” pranë Bashkisë së qytetit ku dhe banonte. Xhyheri ka vendosur t’i japë fund jetës me një plumb në gjoks për shkaqe që ende nuk bëhen te ditura. Sipas burimeve policore një nga pistat e mundshme dyshohet te këtë qene depresioni si shkak të një sëmundjeje të pashërueshme, ajo që e ka çuar Xhyherin të marre këtë vendim fatal duke i dhënë fund jetës. Xhyheri është një emër i njohur në qytetin e Vlorës pasi ka qenë më parë, kryetar i degës së PD-së në këtë qytet, në vitet 2003-2004. Ai ka qene një prej themeluesve të PD-ne Vlorë si dhe ish-drejtor i Portit të qytetit bregdetar. Disa muaj me pare Xhyheri ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Policisë Ndërtimore.

28 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›