Spahiu: “Gjyqtarët të kenë kujdes me vendimet për ndryshimin e kombësisë”
Numri i dy i KLD-së kërkon më shumë vëmendje për një çështje që ka efekte të mëdha. Dje, analiza e punës për 2008-n në gjykatat e Pogradecit dhe të Korçës
Laureta Rryçi
Tiranë - Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u ka kërkuar dje gjyqtarëve të Pogradecit dhe të Korçës të kenë kujdes me vendimet për ndryshimin e kombësisë. Në analizat vjetore për punën gjatë vitit 2008, Spahiu e ka shfrytëzuar për t’u kujtuar gjyqtarëve vëmendjen që duhet të tregojnë ndaj një fenomeni që mund të ketë shumë rëndësi për kombin tonë. Shkak për këtë mësohet se kanë qenë numri i madh i kërkesave nga banorët e këtyre zonave për të hequr dorë nga kombësia shqiptare. Sipas Spahiut, gjyqtarët që u bien të tilla kërkesa civile duhet të tregohen të kujdesshëm për të dhënë vendime duke vlerësuar të gjitha elementet që kërkon legjislacioni shqiptar. Spahiu vazhdon turin e analizave nëpër gjykata. Gjatë ditës së djeshme kanë qenë përcaktuar në dy gjykatat në juglindje të vendit, që duket se do t’i japin fund analizave të gjykatave për 2008-n.
Fenomeni
Në gjykatat e Jugut apo Juglindjes në vend është konstatuar se ka një numër të konsiderueshëm çështjesh, ku banorët kanë kërkuar heqjen dorë nga kombësia. Pikërisht gjatë analizës së punës për vitin 2008, si në Gjykatën e Pogradecit, ashtu dhe në atë të Korçës janë vënë re këto shifra që kanë ardhur në rritje. Ky fenomen, që është më evident në këtë zonë, është diskutuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Sipas legjislacionit shqiptar, për të hequr dorë nga shtetësia duhet dekreti i presidentit, ndërsa për të hequr dorë nga kombësia duhet vendimi i gjykatës.
Analizat
Analizat e djeshme u kanë shërbyer përfaqësuesve të KLD-së për t’u njohur me problemet infrastrukturore dhe teknike të këtyre gjykatave. Në të njëjtën kohë gjyqtarët kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me vendimet më të fundit të marra nga KLD-ja, të dërguara në gjykata në formë rregulloresh të reja. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një nga mbledhjet e fundit, përcaktoi muajin shkurt si muajin e analizave për punën e vitit 2008. Analizat që u zhvilluan dje i kanë dhënë dhe fundin këtyre takimeve mes gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të KLD-së.
28 Shkurt 2009