Operacioni “Bregdeti”, arrestohen personat që vodhën lokalin në plazh
Durrës – Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë autorët e vjedhjes së një lokali në zonën e Plazhit, e cila ndodhi para pak ditësh. Sipas të dhënave policore për gazetën, janë vënë në pranga; Pashk Kola, 32 vjeç, Artan Ndoi, 23 vjeç, Kastriot Vehapi, 22 vjeç, dhe Artur Demaj, 18 vjeç. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit “Bregdeti”. Të sipërpërmendurit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, para dy javësh, kanë vjedhur lokalit në pronësi të shtetasit Ilir Shani, duke i çmontuar dy televizorë plazma 42-polsh.
28 Shkurt 2009