Grabitje me armë në agjencinë e këmbimit te “Ushtari i panjohur”
Dy personat hynë në agjenci me maska në kokë dhe armë zjarri në duar. I detyruan punonjëset t’u jenin 2.5 milionë lekë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes
Tiranë – Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një pikë të këmbimit valutor, shumë pranë qendrës së Tiranës. Grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër dhe kanë munduar të largohen me një shumë të konsiderueshme parash, duke lënë pas vetëm tmerrin.
Ngjarja
Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitësve dje ditën me diell. Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt pranë pallateve te “Ushtari i panjohur”, ku sipas të dhënave policore për gazetën “Albania”, dy grabitësit e armatosur kanë qëlluar me armë në ajër. Ata kanë ushtruar presion mbi punonjësit duke arritur të rrëmbejnë një shumë parash, që sipas burimeve jozyrtare, kap shifrën e 2.5 milionë lekëve. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por dy grabitësit ishin larguar duke marrë me vete dhe shumën e të hollave. Mësohet se gjatë grabitjes brenda pikës së këmbimit valutor ka pasur dy punonjës, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grabitësve.
Dëshmitë
Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në agjencinë e këmbimit valutor, dy personat e armatosur kanë vjedhur rreth 2.5 milionë lekë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e tyre. Grabitësit kanë hyrë të maskuar në agjencinë e këmbimit valutor që ndodhet tek pallatet, përballë vendit të quajtur “Ushtari i panjohur”, vetëm disa metra larg qendrës së Tiranës. Nga dëshmitë që ka marrë policia, në orën 13:15 të ditës së djeshme, dy persona me maska në kokë dhe armë zjarri në duar hynë në agjenci, ku ndodheshin dy punonjës të personelit dhe nën kërcënimin me vdekje i detyruan të zbraznin kasën, pikërisht pak minuta para se agjencia të mbyllej, pasi kishte grumbulluar xhiron ditore. Policia tha se autorët janë larguar nëpër rrugicat përreth në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes policore. Postblloqe janë ngritur në qytet, ndërkohë që po merren momentalisht në pyetje, punonjësit e agjencisë së këmbimit valutor, për të ndërtuar kështu edhe identikitin e tyre.
28 Shkurt 2009