E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat per sy akullin u arratis nga burgu i sigurise se larte

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “burg pa afat” për Ali Islamaj, 29 vjeç i njohur me nofkën “sy akulli”. Ai kërkohej nga drejtësia italiane, por u arrestua në Vlorë. 

29-vjeçari ka lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë dhe kishte ndryshuar identitetin e tij për mos u njohur (nga Ali Sinan Islamaj në Altin Hoxha), ndërkohë që mëngjesin e 29 marsit ai është arrestuar në një fshat të vogël të Vlorës. Skuadra speciale e Romës në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana bënë të mundur realizimin e operacionit të koduar “I Shimëkërkuari” si rezultat u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arratisjes më 14 janar të vitit 2011 nga burgu i sigurisë së lartë “Regina Coeli” në Itali.

Në ngarkim të 29-vjeçarit, Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane ka kryer më shumë se 50 “grabitje me dhunë” të vilave luksose në qytet të ndryshme të Italisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›