E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefektura leshon ultimatume per njesite vendore

Përcaktimi i datës 20 prill si afati i fundit për largimin e mbetjeve urbane nga të gjitha njësitë vendore do të gjejë një bashkpunim mes të gjithë aktorëve në qarkun e Lezhës. Sipas prefektit, Pal Dajçi problemi kryesor mbetet gjetja e një vendi për depozitimin e tyre, gjë për të cilën pritet që të diskutohet në fillim të javës që vjen me të gjithë drejtuesit e njësive vendore.

Dajçi ka bërë të ditur se do të ketë masa shtrënguese dhe se nuk do të tolerohet më situata të krijuara nga mbetjet. Përgjegjësia për të përmbushur këtë objektiv do të jetë individuale, dhe për prefektin Dajçi ajo do të shtrihet që nga individi dhe deri tek institucionet.

Mbetjet urbane në disa njësi vendore të Lezhës u kthyen në një shqetësim, ku nuk munguan edhe penalizimet e krerëve të këtyre njësive vendore. Megjithëse pati një reflektim për largimin e mbetjeve urbane në qarkun e Lezhës, sërish ende nuk është arritur standarti i pretenduar i objektivit të qeverisë shqiptare për territore të pastra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›