E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat per te arrestuarit e Gjirokastres

“Arrest me burg” per pergjegjesin teknik te firmes"Arti shpk". Kjo ka qene masa e dhene nga gjykata e rrethit te Gjirokastres, per nje prej 9 te arrestuarve si pergjegjes per tragjedine e ndodhur te dielen. Gjergji Mece, pergjegjes teknik i firmes "Arti sh.p.k" do te hetohet ne arrest me burg, deri ne nje vendim tjeter, per akuzen e “Shkeljes se rregullave te sigurimit teknik ne pune. Sipas burimeve pritet qe se shpejti te behet vleresimi i mases se sigurise dhe per 5 te arrestuarit e tjere. Po sot prokuroria ka marre ne pyetje kryetarin e bashkise se qytetit njekohesisht, kryetar i KRRT-se Flamur Bime, per dhenien e lejes se ndertimit te pallatit. Bime nga ana e tij eshte shprehur se do jete i hapur te bashkepunoj me drejtesine per zbardhjen e kesaj ngjarje e cila mori 3 jete njerezish.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›