Prokuroria, në pyetje kryebashkiakun Flamur Bime
Flamur Bime, kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, është personi i parë në listën e personave, të cilët organi i akuzës ka nisur të marrë në pyetje për tragjedinë e Gjirokastrës. Prokuroria filloi hetimet për zbardhjen e tragjedisë që ndodhi 5 ditë më parë në Gjirokastër dhe kryetari i Këshillit të Rregullim Territorit të Gjirokastrës, njëkohësisht edhe kryetar i bashkisë së qytetit, është pyetur mbi tragjedinë dhe lejen e ndërtimit të pallatit, punimet e të cilit shkaktuan dhe shembjen e pjesshme të godinës 5-katëshe në lagjen “11 janari” për rreth 1 orë. Prokurori i Gjirokastrës, Alfred Saliu, ka pohuar se për këtë çështje do të merren në pyetje të gjithë anëtarët e KRRT-së së Gjirokastrës, për të zbuluar nëse ka pasur shkelje në dhënien e lejes së ndërtimit dhe nëse ishin vënë në dijeni më parë anëtarët e KKRT-së për problemet që mund të sillte një ndërtim i tillë.
Për ngjarjen e ndodhur më 9 nëntor, ku humbën jetën 3 persona, zyrtarisht janë të akuzuar dhe të arrestuar 9 persona, punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës dhe të firmës që po ndërtonte pallatin e ri, ndërsa një është akoma në kërkim. Ndërkohë Bime, nga ana e tij, u shpreh për mediat se nga prokuroria ishte thirrur si dëshmitar dhe se ai do të jetë i hapur për bashkëpunim, për zbardhjen e ngjarjes, e cila shkaktoi tre viktima.
Vetëm një ditë më parë, kryebashkiaku Bime ka konfirmuar se punonjës të prokurorisë kishin mbërritur në zyrën e tij dhe ai iu kishte dorëzuar atyre dosjen për rastin në fjalë. Ndërkohë para dy ditësh, Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër kanë bërë evidentimin dhe më pas sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të Sotiraq Janoras dhe Aristotel Haxhit. Po ashtu, është bërë ngrirja e të gjitha llogarive bankare në të gjitha bankat e nivelit të parë dhe të dytë të këtyre personave.