Operacioni “Mëngjesi”, arrestohet njëri prej autorëve të vrasjes së Metaliajt
Policia e Shtetit ka arrestuar njërin prej autorëve të vrasjes së 54-vjeçarit Sadri Metaliaj. Ditën e djeshme nga ana e agjentëve u realizua operacioni “Mëngjesi”, ku vu në pranga Bekim Dauti, i cili dyshohet si një prej dy personave, pjesëmarrës në vrasjen e ish-drejtorit të KESH-it dhe plagosjen e një gruaje.
Sipas burimeve të policisë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Dauti, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Breçani, për motive hakmarrje, kanë qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Sadri Metaliaj. Pas fillimit të operacionit për kapjen e autorëve, u arrit që të arrestohet njëri prej tyre, ndërsa nga ana e grupit hetimor vazhdon puna për gjetjen dhe kapjen e Astrit Breçanit. I arrestuari akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Në verën e vitit të kaluar, policia arrestoi në qytetin e Bajram-Currit Astrit Breçanin, i cili u akuzua se kishte zënë pritë për të vrarë shtetasin Sadri Metaliaj, por ky i fundit arriti të shpëtonte. Por ai u lirua nga Gjykata e Bajram Currit. Tashmë, ai dyshohet si autori kryesor i vrasjes së 54-vjeçarit, të ndodhur në paraditen e 9 nëntorit, ku mbeti e plagosur edhe një grua.
Ngjarja
Viktima u qëllua paraditen e ditës së diel në bulevardin kryesor të qytetit, para kinemasë. Dy autorët e dyshuar, Breçani dhe Dauti, hapën zjarr me armë kallashnikov nga një autoveturë ndaj shtetasit Sadri Metaliaj, i cili po qëndronte në trotuar para ish-kinemasë. Dy karikatorë të derdhur nga kallashnikovët e lanë thuajse të vdekur Metaliajn, ndërsa dërgimi i tij në spital ishte veçse një “formalitet”. Përveç 54-vjeçarit, nga plumbat e shumtë u plagos edhe një shitëse e një dyqani mishi në shëtitoren kryesore të qytetit. Rabie Mala u godit në kokë nga njëri prej plumbave të shkrepur në bulevardin kryesor. Pas vrasjes, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.
Hetimet
Hetimet e para treguan se Metaliaj sapo kishte dalë nga ngujimi, ku kishte qëndruar i mbyllur për tre vjet. Sipas agjentëve të policisë, shkak për vrasjen policia ka dhënë gjakmarrjen, pasi rreth tre vjet më parë dy vëllezërit e Sadri Metaliajt, plagosën me pasojë vdekjen në grindje e sipër 40-vjeçarin Tahir Breçani nga fshati Markaj i Tropojës, ish-polic i komisariatit të Bajram-Currit. Sipas hetimeve paraprake, autorë të kësaj ngjarjeje ishin Astrit Breçani dhe Bekim Dauti, ku ky i fundit u arrit që të kapej ditën e djeshme.