Inspektorati i Pasurive: Kallëzim penal prokurorit të Durrësit
ILDKP: Kemi dyshime të arsyeshme se pasuritë e fituara nga subjekti Arian Ndoja gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e avokatisë, ndër të tjera, janë rrjedhojë dhe e fshehjes së detyrimeve fiskale
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive (ILDKP) ka paditur dje në Prokurorinë e Tiranës, prokurorin e rrethit të Durrësit, pasi siç thuhet në kallëzimin e bërë publik nga kjo zyrë, Arian Ndoja ka fshehur të ardhurat dhe nuk ka paguar detyrimet fiskale. Për të ilustruar këtë dyshim, zyra ka paraqitur dy deklarata pasurie të lëshuara nga i kallëzuari, sipas të cilave, ky i fundit në një periudhë më pak se 4-vjeçare ka fituar rreth 743 mijë euro, të cilat i ka deklaruar si fitime nga puna që bënte si avokat. ILDKP ndërkohë ka vërejtur se gjatë kësaj kohe ai nuk ka paguar asnjë nga detyrimet tatimore, për të cilat e detyron ligji dhe nuk është regjistruar në organet tatimore. Madje, sipas kallëzimit, i pyetur nga “ILDKP për burimet e krijimit të pasurisë, arsyet e mosregjistrimit në organet tatimore dhe mospagimit të detyrimeve fiskale ky subjekt, ndër të tjera ka deklaruar se ligji nuk e detyron të regjistrohej në organet tatimore dhe se nuk ka pasur detyrim për t’u njohur me legjislacionin në fuqi”. Sipas inspektoratit, ka dyshime të mjaftueshme se “pasuritë e fituara nga subjekti Arian Ndoja gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e avokatisë, ndër të tjera, janë rrjedhojë dhe e fshehjes së detyrimeve fiskale, konstatim për të cilin ILDKP ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave fiskale ndëshkuese ndaj këtij subjekti”. Inspektorati argumenton kërkesën e tij për hetim, pasi vetë ky i fundit nuk ka mund të verifikojë deklaratën e pasurisë dhe as të ushtrojë kontrollet e domosdoshme për këtë deklaratë për shkak të kufizimeve ligjore. Inspektorati gjithashtu vë në dijeni prokurorinë e kryeqytetit dhe Kryeprokuroren Ina Rama se kolegu i tyre i Durrësit, nuk ka të justifikuar me fatura një sasi prej 86 mijë eurosh, të cilat thotë që i ka fituar nga ushtrimi i profesionit si avokat. “Për sqarimin e rrethanave mbi bazën e të cilave subjekti Arian Ndoja ka përfituar pasurinë e sipërpërmendur është e domosdoshme, kryerja e një sërë veprimesh hetimore si pyetja e personave nga të cilët subjekti deklaron se ka marrë sasitë e të hollave të deklaruara, këqyrja e dokumenteve në gjykata apo prokurori ku ai deklaron se ka përfaqësuar klientët, kryerja e ekspertimeve vlerësuese, kryerja e ekspertimeve grafike për të përcaktuar nëse faturat janë plotësuar nga klientët, këqyrja e sasisë së të hollave që subjekti deklaron se mban “cash” në banesë etj.”, - thuhet në kallëzim. Të ardhurat e Ndojës, sipas inspektoratit, janë të dyshimta dhe duhen verifikuar dhe kjo është arsyeja që është bërë ky kallëzim. Më parë dyshimet mbi pasurinë e prokurorit Ndoja ishin hedhur edhe në media, ku është botuar deklarata e pasurisë së këtij të fundit.