Bulqizë, plagoset 29-vjeçari duke gërmuar për krom
Një 29-vjeçar është plagosur pas shpërthimit të një granate në Bulqizë, ndërsa ishte duke gërmuar në stokun e kromit. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku Kujtim Miftari po mblidhte copa kromi. Mes stokut të kromit ndodhej edhe një granatë, e cila shpërtheu ndërsa 29-vjeçari po gërmonte. Si pasojë, Miftari mori plagë të rënda në sy dhe në fytyrë. Menjëherë ndaj tij është dhënë ndihma e parë, duke e transportuar në spital. Ndërkohë në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila nisi menjëherë nga puna për zbardhjen e këtij aksidenti. Nga hetimet paraprake dyshohet se granata mund t’i përkasë arsenalit të shpërndarë të armëve në rrëmujat e vitit 1997. Në këtë pjesë jashtë minierës është urdhëruar që të mos ndërhyhet, por megjithatë një gjë e tillë nuk zbatohet, pasi sërish banorët gërmojnë përditë për të mbledhur krom. 29-vjeçari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe sipas burimeve, gjendja e tij është ende e vështirë