I vë tritolin diskos, arrestohet nga policia
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi dyshohet se i ka vënë lëndë eksplozive një diskoteke në Fier. Dionis Filipi është vënë në pranga nga uniformat blu ditën e djeshme, ndërsa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij. Sipas burimeve të policisë, 29-vjeçari dyshohet se është autori i vënies së eksplozivit në një disko të qytetit. Nga shpërthimi nuk pati të plagosur apo viktima, megjithatë është dëmtuar hyrja e saj, si dhe ka pasur disa dëme materiale. Sipas hetimeve paraprake, shkak i kësaj ngjarjeje mendohet se ka qenë një konflikt me pronarin e saj. Midis tyre ka pasur një konflikt dhe kjo ka çuar 29-vjeçarin në kryerjen e këtij veprimi. Pasi kanë kryer hetimet e para, agjentët e policisë kanë shkuar në banesën e Filipit, ku dhe kanë kryer arrestimin. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ata kanë gjetur edhe një armë automatike të tipit “Ak 47”, si dhe një krehër me fishekë. Ndërsa pronari i diskotekës është arrestuar tre javë më parë nga policia shqiptare, me kërkesë të drejtësisë italiane, pasi i arrestuari A.S. ishte shpallur në kërkim në vendin fqinj, pasi ishte dënuar me 23 vjet burg heqje lirie. Ai është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmjen e së martës u vendos një sasi tritoli në një disko në lagjen "Apollonia" të qytetit Fier, rreth 300 metra larg godinës së drejtorisë së policisë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie. Nga konstatimet e para në terren, rezultoi se nuk kishte të plagosur apo viktima, megjithatë u panë disa dëme materiale. Kështu, nga shpërthimi ishte dëmtuar hyrja e diskotekës, si dhe ishin thyer xhamat e ndërtesës. Menjëherë nga agjentët u ngrit një grup pune, i cili nisi nga puna për identifikimin e autorëve. Pas dëshmive të para të marra u pre urdhër-arresti për 29-vjeçarin Filipi. Sipas burimeve nga policia e Fierit, shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një konflikt i hershëm midis pronarit të diskos dhe të arrestuarit.
Nisur nga kjo, nga hetuesit u kërkua arrestimi i Filipit, i cili u krye ditën e djeshme.
29-vjeçari është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku pritet të dalë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë, ku akuzohet për veprën penale të zotërimit të lëndëve plasëse dhe për armëmbajtje pa leje