Shkodër, të bllokuara komunat e thella
16/02/2010 Akset nacionale të kalueshme
SHKODER- Reshjet e shumta të dëborës të rëna për disa ditë me radhë në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara një pjesë të fshatrave të komunës së Këlmendit të Shkodrës, si dhe të komunës Iballë të rrethit të Pukës. Punonjësit e rrugëve rurale dhe të Drejtorisë rajonale të Rrugëve po punojnë pa ndërprerje për hapjen e akseve kryesore dhe atyre dytësore të këtyre komunave, por përsëri zonat në fjalë mbeten të izoluara. Vështirësia e punës së punonjësve të ndërmarrjeve të rrugëve është shtuar ndjeshëm nga ulja e temperaturave, që ka shkaktuar ngrirjen e dëborës dhe krijimin e shtresave të akullit, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë vazhdon hedhja e skorieve dhe e kripës në akset nacionale problematike të qarkut të Shkodrës. Sipas të dhënave më të fundit nga shtabi i emergjencave të qarkut të Shkodrës, akset nacionale janë të kalueshme. Rruga për në Iballë është e bllokuar, po punohet për hapjen e saj. Aksi rural Vermosh-Selcë është i bllokuar. Ndërsa akset e rrugëve rurale që lidhin Shkodrën me komunat Shalë, Shosh dhe Pult janë të kalueshme me zinxhirë.