E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e paaftë, Fishta: Dështim përballë krimit

 Shqetësimi vjen nga brenda policisë. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta, sqaron se  një punonjës policie duhet të kontrollojë 450 persona.

"Mundësia e kontrollit të territorit nga forcat e rendit është e pakët. Ky territor dhe kjo sasi popullsie kërkon dhe një sasi punonjësish. Numri i punonjësve të policisë, aktualisht që kemi ne, në raport me popullsinë, e kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe. Sot ka arritur 1 me 450 banorë. Sado punonjësit e policisë ne ti nxjerrim në punë me orë të zgjatura e ti ndalojmë dhe lejet e zakonshme, duke i ndërprerë për të qenë prezent në të gjitha ambientet prapë është shumë e vështirë për ti kontrolluar", tha Sadedin Fishta,kryetar i sindikatës së policisë së shtetit.

Sipas tij,krimi i rrugës, veçanërisht nga adoleshentët nuk mund të kontrollohet nga policia,pasi pjesa më e madhe e tyre nuk janë të identifikuar si kontigjent krimi, për shkak të moshës së mitur. Sipas tij, policia në një periudhë të tillë fluksi duhet të ishte mbështetur me një paketë financiare.

"Qeveria duhet të kishte dalë me një paketë financiare për ta mbështetur dhe financiarisht policinë, por këto masa për periudhën e sezonit të verës. Punonjësit e policisë sot po përballen jo vetëm me ngarkesën fizike, koha normale e punës së tij në këtë periudhë është dhjetë orë punë. Dy orët e punës akoma nuk janë të bindur nëse do ti paguajnë apo do ti marrin pushim për shkak dhe të mungesës së organikës që kanë", tha Fishta për “AS”.

Krimi i rrugës,është shqetësimi më I madh për policinë e kryeqytetit,pasi të miturit po përdoren kryesisht për vjedhje banesash dhe grabitje në rrugë. Një ditë më parë, një 37-vjeçare humbi jetën e masakruar me thikë në sy të fëmijëve dhe motra e saj mbeti e plagosur,gjatë një tentative grabitjeje nga 2 adoleshente. Agresorët nuk janë identifikuar ende dhe për çdo informacion për ta policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë euro. /Start/

                                                                                             2012-08-08 16:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›