E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardizimi në shërbimin spitalor

Ai ishte sot në Elbasan, ku përuroi vendosjen e një skaneri në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”, një investim ky prej 80 milion lekësh nga kredia austriake.

“Sfida e Ministrisë së Shëndetësisë është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët në sistemin spitalor, krahas atij parësor. Është sfida që përmes ndryshimeve në menaxhimin dhe financimin e shërbimeve spitalore, ne synojmë që të standartizojmë shërbimet spitalore në të gjithë vendin në infrastrukturë, teknologji, pasi që të gjitha së bashku do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë", theksoi Tavo.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një sërë iniciativash për shërbimin spitalor, siç janë rritja e investimeve në teknologji, ku të gjitha spitalet rajonale të vendit janë të pajisura me skaner dhe tre prej tyre edhe me rezonancë magnetike. Faktori i rëndësishëm i diagnozës nuk janë vetëm laboratorët dhe për këtë qëllim ne kemi vendosur që të modernizojmë të gjithë infrastrukturën teknologjike në spitalet tona". Shumë shpejt në spitalin e Elbasanit do të instalohet edhe aparati i telemedicinës, duke bërë të mundur kështu marrjen e diagnozës në spitalin e qytetit, duke çuar në trajtimin më cilësor të pacienteve dhe në uljen e invaliditetit për të sëmurët.

Gjithashtu, ministri Tavo ka shtuar se “përveç Skanerit, në Elbasan është instaluar edhe videoendoskopi, një investim prej 6 milion lekësh dhënë nga Banka Botërore, i cili kërkon edhe një aparat shtesë dhe ne do ta kompletojmë këtë me qëllim që të gjitha operatorët endoskopikë të kryhen në spitalin e Elbasanit”. /Start/

                                                                                             2012-08-08 14:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›