Protestë në Kukës kundër ndërprerjes së energjisë

Rreth tre orë gjatë paradites së sotme, qyteti i Kukësit dhe rrethinat me disa fshatra si Shtiqni apo Bicaj, kanë mbetur pa anergji elektrike, pasi kompania ka stakuar rrymën në qendër.
Banorët janë hedhur në protestë, duke paralajmëruar se do të bllokojnë autostradën. Drejtues të pushtetit vendor dhe forca të policisë po negociojnë me banorët, për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit, ndërkohë që rreth orës 12:00, ka nisur furnizimi me energji elektrike.
Në realitet, ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjes së protestuesve në nënstacionin e Rexhepajt po bëhet një fenomen i zakonshëm. Ndërprerja gjatë ditës së sotme ishte vazhdim i ndërprerjes për më shumë se 7 orë i energjisë elektrike për gjithë banorët e rrethit të Kukësit, gjatë mbrëmjes së kaluar. Kjo pasi, banorët e dy komunave të rrethit të Kukësit, të Shtiqnit e Bicajt, bllokuan mbrëmjen e kaluar lëvizjen e mjeteve në autostradë në aksin Kukës-Morinë në vendin e quajtur “fushorja e Uzinës”.
Bllokimi i rrugës çoi në paralizimin total të trafikut të lëvizjes së mijëra automjeteve që kanë qëndruar për më shumë se 4 orë në rrugë, ndërsa radha e makinave shkoi në më shumë se 2 kilometra në të dyja korsitë e autostradës. Shkak për këtë bllokim është bërë një protestë që banorët e komunave Shtiqën e Bicaj kanë bërë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në banesat e tyre.
Rruga është bllokuar rreth orës 21.00 dhe kalimi i automjeteve është mundësuar vetëm pas mesnatës, kur energjia elektrike është kthyer për të gjitha zonat, edhe të atyre zonave që iu ishte ndërprerë më parë. Ndërkohë, policia e Shtetit ka qenë gjatë gjithë kohës në vendin ku protestuesit kanë bllokuar rrugën, por nuk ka ndërhyrë me forcë për ta hapur atë. /Start/
2012-08-08 14:18