E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuarja e arrestit te Almir Rrapos nis gjyqi ne Tirane

/ /

TIRANE - Gjykata e Tiranes pritet te jape sot vendimin mbi kerkesen e Almir Rrapos per shuarje te mases se sigurise arrest me burg ndaj tij. Vendimi i gjykates pritet ne nje kohe kur ndaj Rrapos ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme i arrestuar me 2 korrik 2010 per llogari te drejtesise amerikane eshte vendosur ekstradimi drejt SHBA-se. Ne seancen e djeshme te shqyrtimit te kesaj kerkese gjykata administroi disa prova shkresore te paraqitura nga palet. Mbrojtesi ligjor i Rrapos i paraqiti gjykates prova me ane te te cilave faktonte korrespondencen mes mbrojtjes dhe gjykates se Strasburgut. Ndersa prokurori i ceshtjes paraqiti vendimet e meparshme te Gjykates se Shkalles se Pare dhe te Apelit ne lidhje me caktimin e masave te sigurimit personal ndaj Rrapos. Gjykata e Apelit i dha forme te prere pak dite me pare nje vendimi te Shkalles se Pare ndaj Rrapos pro ekstradimit te tij drejt SHBA-se. Pas ketij vendimi gjykata e Strasburgut vendosi pezullimin e ekzekutimit te ketij vendimi deri 15 dite pas dhenies se nje vendimi per kete ceshtje nga Gjykata e Shkalles se Larte. Argumenti kryesor i mbrojtesve te Rrapos gjate shqyrtimit te ekstradimit ishte mungesa e nje garancie jete per te ne rast ekstradimin ne SHBA. Kjo per faktin se per akuzat e ngritura ndaj tij legjislacioni amerikan parashikon denimin me vdekje si vendim ekstrem. Nderkohe pak dite me pare kjo garanci nga shteti amerikan ka mberritur ne Ministrine e Drejtesise. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›