E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, Gjykata, "Arrest në burg" për vrasësin e kambistit

FIER- Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë "arrest në burg" për Dilaver Adushin, i cili tre ditë më parë vrau me thikë kambistin Ethem Spahia.
Gjyqtari i çështjes, Gentian Hamiti, la në fuqi kërkesën e organit të akuzës të përfaqësuar nga prokurorja Alketa Zifla, e cila kërkoi gjykim me dyer të mbyllura për shkak të veçorisë që paraqet çështja dhe si masë sigurie, mbajtjen në burg të autorit.
Tre ditë më parë, Dilaver Adushi nga qyteti i Rroskovecit hyri në pikën e këmbimit valutor, ku shërbente 55 vjeçari, Ethem Spahia dhe e qëlloi atë 4 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas, autori u largua me armën e krimit në dorë dhe tentoi të vrasë veten, por u ndalua në veprimin vetëvrasës nga efektivat e policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët e kanë bindur autorin të dorëzohet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›