E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lider...nga Televizioni "KLAN"

Te rinj. Te pjekur. Te gjithe bashke: modele te mira per nje brez qe enderron nje jete intelektuale ndryshe. Kete grupmoshe e ka vendosur ne fokusin e tij nje ekip i kompletuar i Televizionit KLAN, ne mega-emisionin e ri, qe do te titullohet LIDER dhe qe fillon me audicionin qe nga 15 dhjetori. Ne fund 16 te rinj intelektuale do shpalosin njohurite, sjelljen dhe idete...per nje super-cmim te pamarre ndonjehere, per individin me te perzgjedhur fitues

Qe publiku shqiptar e do politiken, kjo eshte afermendsh dhe nuk do shume ta hamendesosh. Ai e ben ate ne te gjithe hapesiren e mundshme te jetes. Por qe ta pasqyrosh dhe ta debatosh ate, duhet pak pune. Dhe, shume fantazi. Kete sprove mediatike, ideja me e re e Eptan Lohjes, tashme e ka marre persiper ta vendose ne ekran, Televizioni Kombetar "KLAN" me regjine e Ardit Roshit.

Ky Reality Show, qe fillon jeten me audicionin e 15 dhjetorit ne mjediset e Televizionit Klan, do te synoje te beje perzgjedhje shume te kualifikuara nga prurjet intelektuale te te rinjve, qe do performojne intelektualisht. Ne fund, prej 16 te perzgjedhurve, do te zhvillohet spektakli, qe do te nxjerre fituesin.

Ështe titulluar "Lider", duke nenkuptuar keshtu edhe synimin e organizatoreve, qe eshte zberthyer saktesisht nga njeri prej njerezve kryesore te saj ne medien e perditshme: Ka nje lloj padrejtesie, nese interpretojme strikt kushtetuten: mosha per te fituar te drejta politike, pra te zgjedhesh dhe te zgjidhesh eshte 18 vjec. Por donim te veconim grupmoshen e lartpermendur, brenda te cilit mund te gjesh shume afinitete, ashtu si dhe kundershti te forta. Pa asnje medyshje duket si nje nga iniciativat me te medha mediatike te Televizionit Kombetar "Klan", referuar angazhimit teknik te strukturave te saj dhe prej financimit financiar, qe do te jete si kurre ndonjehere. Ai do te transmetohet ne dy kanale televizive ne dispozicion te grupit te te rinjve te perzgjedhur.

Procedura

Per pjesemarresit, qe eshte vendosur saktesisht per grupmoshen 21 -35 vjec, jane bere te njohura dhe atributet, qe duhet te paraqesin, dhe qe do t'u mundesojne atyre perfaqesimin dhe garimin. Ështe lene surprize moderatorja e ketij emisioni, kurse emrat kryesore, qe do te bejne te gjalle kete spektakel, jane personalitete te verteta ne fushat e tyre. Drejtori editorial i saj, Mentor Nazarko do te beje punen titanike te realizimit ne praktike te gjithckaje, ne nje fare menyre "procedurializmin e cdo dite te ketyre njerezve atje". Profesori Artan Fuga, do te kryesoje grupin e konsulenteve, kompetente ne disiplina te ndryshme shkencore. "Ideja ishte spontane ne momentin e daljes. Por ama ka ne baze disa motive te llogaritura gjate nga gjithe stafi autorial: si te kontribuosh nepermjet nje zhanri qe tanime eshte bere mjaft popullor, ne promovimin e te rinjve, jo ne spektakel, por ne artin e qeverisjes. Ështe edhe nje motiv tjeter kryesor qe na shtyn ne ne punen tone: te ofrosh brenda ketij zhanri nje model qe promovon te kulturuarit, te ndershmit, ambiciozet, te zotet, ata qe do te behen lideret e se ardhshmes", shprehet Nazarko..

"Sfida me e madhe e grupit teknik te ketij spektakli do te jete qe ata te ndertojne nje eksperience jetesore qe do te rrezatoje tek moshataret e tyre duke ofruar modele sjelljeje, por jo vetem. Te rinjte e zgjedhur do te bashkejetojne ne nje komunitet diskutimi, formimi cilesor kulturor, por qe dhe do ta sfidoje me idete, vizionin dhe kriticizmin e vet politiken e dites", eshte thene nga organizatoret.

"Lider" eshte prodhimi me i madh i televizionit Klan per kete sezon dhe premton te jete risi ne permbajtje, ne llojin e sfides, ne cilesine e spektaklit, ne garen intelektuale te te rinjve, ne freskine ideore. Ideatori i ketij spektakli Eptan Lohja, qe do te jete dhe drejtor i ketij emisioni se bashku me regjisorin Ardit Roshi, do te synojne qe ta sjellin ne terma sa me te arrire teknike dhe moderne kete emision.

Te rinjte-sfida

Ka qene nje deklarate shtypi e pak diteve me pare, qe ka shprehur pak a shume formatin e ketij emisioni: "Shume te rinj, te ditur, te mencur, te ndershem qe dine te flasin bukur dhe kane aftesi per te udhehequr, por ndoshta nuk arrijne dot ta permbushin ambicien e tyre gjithe jeten. Nuk arrijne te depertojne ne kanalet publike te komunikimit, d.m.th. nuk afirmohen, dhe per pasoje nuk jane terheqes per partite politike. Per te promovuar keta individe qe duan te kontribuojne per shoqerine dhe politiken e vendit te tyre.... KLAN do t' i afroje nje shans afirmimi, por jo thjesht dhe vetem shans te rinjve me ambicie drejtimi. Ky emision, format i ri, i regjistruar dhe unikal ne llojin e vet do te perbeje nje sfide interesante kulturore jo thjesht per brezin e ri. Fituesit do te angazhohen ne nje ndermarrje spektakolare qe do te mbaje te mberthyer shume te rinj e te reja, por dhe prinderit e tyre".

Tani mbetet realizimi, qe duke pare angazhimin intelektual njerezor dhe teknik te KLAN-it duket i arrire. Ai qe do te fitoje do te marre nje shume, qe e perkthyer ne terma sasiore, do te jete me e madhja, dhene ndonjehere ne historine e medieve dhe imagjinoj te krahasueshem me ato te televizioneve perendimore. Ndersa, besohet se publikut, do t'i falet nje emision, per te cilin ka nevoje.

Je nje hap larg perfshirjes ne reality shou Lider!

Ne Tv Klan, ish kinostudio prej dates 15 dhjetor, nga ora 10 deri ne 17, fillon audicioni.

Nje prove jo e lehte, per te gjithe ata te rinj qe plotesojne disa kushte.

Mbushni formularin qe do te gjeni cdo dite ne faqet e gazetes Koha jone dhe pergatituni!

Investoje energjine rinore per te qene numri 1... LIDER !

Aplikantet

Mosha e aplikanteve, nga 21 deri ne 35 vjec; me shtetesi shqiptare; te kene rezultate te shkelqyera ne mesime; te flasin e te kuptojne patjeter anglishten ose nje gjuhe tjeter te rendesishme te BE; te keni aftesi te shkelqyera komunikimi; te kene ambicie per te drejtuar;


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›